MENU
klinika

Nga The Economist

Si Venezuela po komplikon bisedimet e paqes në Kolumbi

22.10.2018 - 16:14

Negociatat ndërmjet guerrilasve ELN dhe qeverisë kolumbiane janë pezulluar.

Pas 52 viteve konflikt, qeveria e Kolumbisë dhe guerilët e Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) nënshkruan një marrëveshje paqeje në vitin 2016. Por jo të gjitha grupet guerile të vendit u çmobilizuan. Ushtria Çlirimtare Kombëtare (ELN) mbetet ende e frikshme.

ELN filloi bisedimet e paqes me qeverinë e Juan Manuel Santos në 2017, por nuk u arrit një marrëveshje përpara se Iván Duque, një konservator, të bëhet president në 2018. Duque, i cili e kishte konsideruar marrëveshjen me FARC si “shumë të butë”, ka mbajtur një qëndrim disi më të ashpër ndaj ELN. Ai refuzon të rinisë negociatat derisa ELN të lirojë të gjithë pengjet.

Presidenti kolumbian gjithashtu ka kundërshtuar rolin e Venezuelës si një nga pesë garantuesit e bisedimeve, me arsyetimin se është një “mbrojtës i grupeve të armatosura”. Ku bazohen akuzat e tilla?

ELN u themelua në vitin 1964 nga një grup priftërinjsh katolikë dhe studentë të etur për të imituar revolucionin kuban të Fidel Castro.

Megjithëse ELN kishte qëllime të ngjashme me FARC dhe donte të përmbyste qeverinë, të dy grupet punonin në mënyrë të pavarur dhe ndonjëherë kishin edhe përplasje. ELN, me 2.000 anëtarë të armatosur, është shumë më i vogël se FARC, por më ideologjik. Ai është përpjekur të depërtojë në universitete dhe ka përkrahur lëvizjet sociale. Që nga fillimi i bisedimeve të paqes në vitin 2017, ajo është bërë më e dhunshme, duke vrarë të paktën 100 njerëz dhe ka rrëmbyer dhjetëra të tillë. Dhe nëse paqja nuk është e afërt, mund të jetë më e vështirë të mposhtet ushtarakisht sesa FARC.

Lidhjet e ELN-it me Venezuelën datojnë nga vitet 1980. Qeveria Venezueliane  ishte armiqësore ndaj grupeve guerile të Kolumbisë, por ELN ishte ende në gjendje të hynte në vend për t’i shpëtuar trupat kolumbiane, sepse kufiri nuk u monitorua me rreptësi.

Qëndrimi i tij në Venezuelë u përmirësua në fund të viteve 1990 me rritjen e fuqisë së Hugo Chavez, i cili e konsideronte atë si një aleat ideologjik. Venezuela ka qenë një strehë e sigurt që nga ajo kohë, një vend ku ELN mblidhet për të planifikuar sulme ndaj Kolumbisë dhe ku kohët e fundit ka filluar rekrutimin e anëtarëve të rinj.

Nicolás Maduro, pasardhësi i Chavez, e ka kthyer Venezuelën në një shtet mafioz në të cilin trafikantët e drogës janë të përhapur, dhe ELN thuhet se po bashkëpunon me Kartelin e Suns, një bandë droge.

Nëse ELN duhet të demobilizohet, roli i tij në trafikimin e drogave ndërkufitare ka gjasa të dobësohet. Kjo i jep presidentit Maduro arsye që të mos mbështesë demobilizimin, sepse , siç thoshte Thesari i Shteteve të Bashkuara, ai po përfiton nga dërgesat e narkotikëve.

Në rrethana të tilla, nuk është për t’u habitur që Kolumbia duhet të vërë në dyshim rolin e Venezuelës si një arbitër i ndershëm i bisedimeve të paqes. Për ELN, çmimi i një marrëveshjeje paqeje me qeverinë e zotit Duque ka të ngjarë të jetë shkëputja e lidhjeve të saj me diktaturën venezueliane. Por ende nuk duket gati për t’i shkëputur këto lidhje…

Nga The Economist

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aq e rëndë sa kriza në Mesdhe

Venezuela, kulmi i krizës së migracionit