MENU
klinika

Masat në stadium

Skënderbeu ka një njoftim për tifozët e vet

04.10.2018 - 12:23

Skënderbeu do të luajë sot kundër Kukësit, në kuadër të javës së shtatë të Superiores, por më parë ka një lajmërim të rëndësishëm për tifozët e vet, që lidhet edhe me sigurinë në stadium.

“Të dashur tifozë,

Pas më shumë se një muaji të dënuar për të luajtur pa praninë e tifozëve, klubi ka paguar pjesën e mbetur të dënimit dhe sot do të kemi mundësinë dhe kënaqësinë të luajmë me praninë tuaj në stadium.

Dëshirojmë t’iu njoftojmë dhe të sqarojmë opinionin publik dhe në veçanti tifozët tanë se klubi ka implementuar disa masa shtesë në bazë të ligjit të ri për sportin. Për t’iu përshtatur ligjit, dhe për të krijuar lehtësirat e nevojshme Forcave të Policisë, klubi ka instaluar në stadium Kamera Sigurie.

skenderbeu partizani ne korce
skenderbeu partizani ne korce

Synimi ynë nuk është dëmtimi i tifozëve, por krijimi i kushteve maksimale dhe brenda ligjit për mbarëvajtjen e çdo takimi që do të luhet në vijim të sezonit në stadiumin ‘Skënderbeu’, për të mos përsëritur situatat e krijuara gjatë takimit të parë sezonal.

KF Skënderbeu ju bën thirrje të gjithë tifozëve për bashkëpunim, qetësi dhe kulturë. Jemi të sigurt dhe shprehim besimin tonë se të gjithë së bashku do të krijojmë në vazhdim ambjentin e duhur për të zhvilluar një takim futbolli në kushte normale dhe brënda regullave.

Faleminderit për mirëkuptimin, KF Skënderbeu.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN