MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 10

Skënderbeu thyen Partizanin, i merr kreun

29.10.2018 - 20:59

Partizani ka gabuar në momentin më të mirë që po kalonte. Është Skënderbeu që ka shtangur të kuqtë në “Selman Stërmasi”, duke fituar 2-0 dhe marrë vendin e parë në kampionat. Edhe njëherë tjetër Skënderbeu tregon supremacinë ndaj Partizanit.

Nuk kishte si të mungonte dhe një koreografi e bukur e tifogrupit “Ultras Guerrils”. Një ngacmim për Skënderbeun, pasi nën koreografin e gurëve të shahut shkruhet: “Torra që u bë mbret u kthye prapë në realitet”. Por nuk mbaroi këtu, pasi edhe në pjesën e dytë një tjetër banderolë u shfaq.

Sa i përket ndeshjes, Partizani ka dominuar në pjesën e parë, ku ka pasur 2 raste të pastra shënimi, por fati ka qenë në krahun e korcarëve. Pa gola pjesa e parë, në një atmosferë që flet vetëm për të kuqtë.

E dyta nis njësoj, me vendasit që dominojnë, por goli nuk del në dritë. Dhe kur pritej të shënonin të kuqtë, ndodh e kundërta. Në një aksion pa shumë pretendime nga Skënderbeut, Muzaka shfaqet i vetëm në zonë dhe gjuan. Topi prek shtyllën dhe përfundon në portë.

Partizani merr iniciativën dhe nis sulmet e njëpasnjëshme, por futbollistët hezitojnë të godasin portën. Edhe kur gjuajnë, nuk e gjejnë dot kuadratin. Ndërsa Skënderbeu mbrohet dhe tenton kundërsulmin, por që nuk funksionon.

Në fund, teksa Partizani po sulmonte, është Dejvi Bregu ai që ndëshkon për herë të dytë të kuqtë. Është minuta e parafundit e shtesës dhe Skënderbeu vulos fitoren 2-0 brenda në Tiranë.

PARTIZANI – SKËNDERBEU    0-2

Muzaka 64′, Bregu 94’

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Kalari (Hyon So 81′), Telushi, Hila (Hebaj 77′), Asani, Mensah (Kote 60′), Mala, Bardhi. Trajner: Skënder Gega.

 Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Guedj (Muzaka 58′), Demte, Gripshi, Bregu, Krasniqi (Hoxhaj 68′). Trajner: Orges Shehi.

 Kartonë të verdhë: Ibrahimi 21′, Kote 80′ Hila 58’/ Radas 44′

Gjyqtarë:  Enea Jorgji, Ermal Barushi, Ridiger Çokaj, Rejdi Avdo; Gjyqtarë linje: Andi Koçi, Klajdi Kola

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, java 10

Tirana nuk mban dot fitoren me Kamzën

Kategoria Superiore, java 10

Kukësi mposht Laçin dhe sheh nga kreu