MENU
klinika

Basketboll Meshkuj

Start mbresëlënës i Teutës, ngjitet e para

26.10.2018 - 21:50

Tri fitore brenda një jave, të tria me rëndësi në 3 përballje të të forta, kanë bërë që Teuta në basketboll për meshkuj jo vetëm të ngjitet e para në renditje, por të shtojë synimet e veta.

Pas fitores në derbin durrsak ndaj Goga Basket një javë më parë dhe triumfit ndaj Bashkimit në Ligën Ballkanike, skuadra e Teutës ka korur sot fitoren e tretë radhazi në 7 ditë, duke mundur Kamza Basket me rezultatin 116-78.

Ndeshja e luajtur në Kamëz ka qenë një formalitet për miqtë nga Durrësi, që kanë patur epërsi gjatë gjithë kohës, duke e komanduar atë dhe thelluar shifrat minutë pas minute. Kamza nuk pati asnjë shans të rivalizojë, duke qenë gjithnjë në ndjekje, pa patur forcën e duhur për të ndalur miqtë.

Java e 4-t e Superligës do të mbyllet nesër, ku spikat ndeshja mes Goga Basket dhe Partizanit, me të kuqtë që synojnë të qëndrojnë të pamposhtur në kampionat edhe pse luhet në fushën e rivalëve. Po nesër luhet edhe klasikja e basketbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia, dy ekipe legjendare, por që këtë sezon mbyllin renditjen.

Basketboll – Superliga Meshkuj, java e 4-t (26 tetor)

Kamza Basket – Teuta, 78-116

E shtunë, 27 tetor

Goga Basket – Partizani, ora 17:00 (Akademia Dh.Goga)

Tirana – Vllaznia, ora 19:00 (Fahrie Hoti)

Renditja: Teuta 7 pikë (3/1), Partizani 6 pikë (3/0), Goga Basket 5 pikë (2/1), Kamza basket 5 pikë (1/3), Tirana 4 pikë (1/2), Vllaznia 3 pikë (0/3).

Basketboll – Kategoria e Parë Meshkuj, java e 4-t (27 tetor)

Apolonia – Tirana Eagles Basket, ora 12:00 (Vlorë)

Skënderbeu – Invaders, ora 14:00 (Korçë)

Flamurtari – Elbasani, ora 14:00 (Flamurtari)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN