MENU
klinika

Nga New York Times

Strategjia e republikanëve në Amerikë: Frikë dhe gënjeshtra…

24.10.2018 - 17:21

Për të parandaluar një “valë blu” më 6 nëntor, presidenti amerikan dhe “qenushat” e tij janë duke  u larguar ditë pas dite nga e vërteta dhe po shkojnë drejt një humnere. Kemi parë keq më parë, por jo kaq.

Zgjedhjet afatmesme nuk janë vetëm një referendum për të vendosur se në cilin drejtim do të shkojë vendi. Janë gjithashtu një provë se deri ku shkojnë kufijtë E mirësjelljes dhe paturpësisë.

Politikanët në të dyja palët në Amerikë kanë bërë sjellje që realisht lënë për të dëshiruar, por republikanët e kanë tejkaluar masën. Mund të flitet edhe për Trump, por për të përshkruar situatën, nuk ka nevojë të flasësh fare për të.

Në një sesion të hapur të Senatit, përfaqësuesja Marta McSally, një republikane, e akuzoi Kyrsten Sinema, kandidaten demokrate për tradhëti.

Në Ohajo, përfaqësuesi republikan Jim Renacci, që sulmon vazhdimisht senatorin Sherrod Brown, tha se shumë gra e kishin kontaktuar atë për ti thënë se ishin sulmuar nga Brown midis 1987 dhe 2004. Ai hodhi “bombën dhe u largua.

Anembanë vendit, republikanët përdornin të kaluarën e demokratëve për reklamat televizive  e për të bërë fushatën e tyre.

Ndoshta e gjithë kjo situatë reflekton dëshpërimin e republikanëve. Një arritje e madhe legjislative e republikanëve gjatë dy viteve të fundit, vendimi për taksat nuk u prit aq mirë sa ishte shpresuar.

Kyle Kondik, redaktor  “Crystal Ball”, i cili gjithashtu analizon fushatën, tha se sipas disa politikanëve, Trump “nuk ka marrë asnjë dënim për gabimet që ka bërë gjatë viteve”.

Trump kohët e fundit ka thënë se ai dhe udhëheqësit republikanë po përpiqen të arrijnë  të ulin taksat me 10 për qind për familjet me të ardhura mesatare përpara 6 nëntorit. Kjo mund të arrihet vetëm me magji.

Ndërkohë, shumë kandidatë republikanë  e shohin veten si “kampionë” duke qenë se kanë garantuar sigurimin shëndetësor për amerikanët.

 Demokratët thonë vazhdimisht se republikanët gënjejnë. Mos vallë edhe ata po i zënë ethet?

 Sillu keq ose hiq dorë. Kjo është motoja e Trump, dhe asgjë nuk do ta bënte atë më të lumtur sesa devijimi i politikës amerikane.

Frank Bruni ka qenë pjesë e The Times që nga viti 1995 dhe ka qenë gazetar i Shtëpisë së Bardhë dhe shef i Byrosë së Romës. Ai është autor i tre librave shumë të shitur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN