MENU
klinika

Gjiknuri: “Rriti” bizneset

TAP ka sjellë para dhe… eksperiencë

19.10.2018 - 15:18

Gazjellësi Trans Adriatik ka rritur ekspertizën e ndërmarrjeve nënkontraktore shqiptare. Ministri i Energjisë dhe Infrasturkturës, Damian Gjiknuri, tha të premten se ato kompani që kanë qenë nënkontraktore në këtë projekt kanë fituar aftësi menaxheriale që nuk i kanë njohur më parë.

“Sot pikërisht këto kompani po marrin përsipër projekte në partneritet publik-privat me investime masive dhe me një organizimin të një shkalle që kompanitë shqiptare nuk ishin mësuar më parë. Edhe kjo është falë standardeve të larta që ka imponuar TAP-i për kompanitë shqiptare dhe që realisht është kthyer në një përfitim për to. Dhe unë për këtë jam dëshmitar direkt sesi këto kompani po kontribuojnë në ndërtimin direkt të infrastrukturës shqiptare dhe realisht TAP-i ka një kontribut që mbase nuk e ka menduar, por, unë e ndjej përditë në punën time, madje këto kompani kanë arritur edhe të punojnë për kompani të tjera të huaja në vende të tjera, pse jo të eksportojnë,” tha Gjiknuri.

Sipas tij, efekti i ndërtimit të TAP do të sjellë benefite direkte të prekshme, që, nëqoftëse do të përshkallëzohen pozitivisht në të ardhmen, do të krijojnë një sektor që do t’i japë të ardhme Shqipërisë, si nga pikëpamja e sigurisë energjetike, por mbi të gjitha dhe për zhvillimin ekonomik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN