MENU
klinika

Ora dimërore

Të dielën akrepat e orës do të ndryshojnë

26.10.2018 - 19:13

Këtë të diel akrepat do të shkojnë 60 minuta mbrapa, pra ora 03.00 e mëngjesit do të shkoj 02.00, duke na dhënë mundësinë që të flemë një orë më shumë gjumë.

Siç jemi mësuar, çdo 6 muaj ndodh dhe ndryshimi i akrepave të orës, edhe pse këtë herë mund të jetë hera e fundit që ndodh, pasi Parlamenti Evropian pritet të marrë vendimin për mos-ndryshimin e orës dimërore.

Ende nuk dihet se si do të vijoj të funksionoj në Shqipëri, por këtë herë ndryshimi do të ndodhë më 28 tetor.

Këtë të diel akrepat do të shkojnë 60 minuta mbrapa, pra ora 03.00 e mëngjesit do të shkoj 02.00, duke na dhënë mundësinë që të flemë një orë më shumë gjumë.

Kujtojmë se e diela e fundit e tetorit dhe e diela e fundit e marsit janë ditët kur bëhet ndryshimi i orës dimërore dhe asaj verore.

Ndryshimi i orës është bërë historikisht që njerëzit të kenë mundësinë të shfrytëzojnë ditën dhe energjinë diellore.