MENU
klinika

Zbuloni arsyen

Të punosh në këtë shtet është fat!

03.10.2018 - 20:04

Zelanda e re është shteti ku tashmë nuk do të punohet pesë ditë gjatë javës, por vetëm katër ditë. E gjitha kjo erdhi pas një testimi që iu bë punonjësve në një kompani që merret me manaxhimin e fondeve të besimit, planifikimit të pasurive si dhe me testamente. Testimi konsistonte në të punuarit 4 ditë në javë nga 5 siç punonjësit e kompanisë ‘Pertual Guardin’ punonin në atë periudhë, por ata paguheshin për 5 ditë.

Studiuesit që u morën me këtë testim dolën në përfundimin se punonjësit që punon 4 ditë gjatë javës ishin më të lumtur dhe kishin një balancim midis jetës personale dhe punës. Gjithashtu ata rezultonin të kishin nivele më të ulëta stresi.

Themeluesi i ‘Perpetual Guardian’, Andrew Barens lejon që stafi të zgjedh nëse dëshiron të punojë 4 ditë në javë, në përputhje legjislacionin në fuqi mbi punësimin. Ndërkohë, ata që do të vazhdojnë të punojnë 5 ditë në javë do t’i jepet fleksibilitet në lidhje me orarin.

Një ditë pushimi më shumë.. kush nuk do të donte? Me siguri sapo lajmi të bëhet viral, nuk do të ketë më shqiptar që do të dojë të emigrojë në Gjermani, por në Zelandën e Re. Thënë kjo, jo se ne nuk jemi popull punëtor, ne e duam shumë punën, por një ditë pushimi më shumë s’do na bënte keq, përkundrazi!

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain