MENU
klinika

Festival kulturor

Teatri shqiptar në Maqedoni ngroh artdashësit

08.10.2018 - 14:53

Duke filluar nga 5 tetor, deri të enjten, 11 tetor, në Dibër po mbahet edicioni i 17-të i festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoni” i organizuar nga arsiti Ylber Nuredini. Përveç se po prezantohen shfaqje nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, po mbahen edhe tryeza debatesh rreth tyre dhe teatrove, transmeton Portalb.mk.

Festivali nisi me ansamblin e këngëve dhe valleve “Shota”, ka vazhduar me trupat teatrore të Preshevës dhe Tetovës, për të përfunduar të enjten, ditë kjo kur edhe do të ndahen çmimet.

Artdashësit e shumë të Dibrës po e ndjekin me një interes të veçantë festivalin. Josif Papagjoni ka vlerësuar lartë përkushtimin e artistit Ylber Nuredini, i cili për të 17-tën herë është duke e organizuar festivalin “Teatri shqiptar i Maqedonisë”, duke shprehur besimin se ai nuk është i vetëm, vetëm që dielli të lind në Dibër.

Për interesimin e publikut artisti Miho Gjini, ka shprehur mirënjohje ndaj atyre që kanë përkushtuar jetën ndaj artit.

Gjithashtu është paraqitur Teatri i Preshevës me shfaqjen “Skicuesit” në regji të Afida Boriciti, e cila në debatin që organizohet pas çdo shfaqje, tregoi vështirësitë me të cilat ajo si regjisore ka pasur gjatë realizimit të shfaqjes.
Festivali do të vazhdojë me shfaqje në vazhdim:

-Dibër, 8 tetor, e hënë, me fillim prej ora 19:00 në kuadër të festivalit do të prezantohet Teatri “Zihni Sako” i Gjirokastrës me shfaqjen “Një krevat për tre” në regji të Vasil Cukllës.

-Më 9 tetor, e martë, me fillim prej ora 19:00 do të paraqitet shfaqja diplomë e të diplomuarve në Universitetin e Tetovës “Ëndrra e shtatë studentëve”.

-Më 10 tetor, e mërkurë, me fillim prej ora 19:00 në kuadër të Festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoni” do të prezantohet Teatri i Gjilanit me shfaqjen “I vetëm në banesë” në regji të Natyra Kallabës.

-Më 11 tetor, e enjte, me fillim prej ora 19:00 do të paraqitet shfaqja “Gratë” e Teatrit Shqiptar të Shkupit në regji të Qëndrim Rijanit.

Më 11 tetor, nga ora 22:00 do të bëhet edhe ndarja e çmimeve dhe do të përmbyllet festivali.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Perëndimi i andrrimeve” dhe poezia e Gasper Palit!

Jeta e shkurtër e poetit që jetoi në kohë të pavarësisë

Në momentin e përurimit, ajo kishte rreth 6.000 vëllime në fond

Biblioteka kombëtare, si u pasurua përgjatë viteve!

Pse çmimet Nobel janë emëruar sipas tij

Kush ishte Alfred Nobel?