09.10.2018 - 22:20
Ervis Martinaj vijonte të qëndronte për kurim në një spital privat dhe kjo gjë ka shkaktuar konflikt me policinë.
Në këtë mënyrë forcat e rendit kanë kërkuar transferimin e tij në qelitë e burgut ku do të vazhdonte dhe kurimin pas plagosjes në zonën e Bllokut.
Por kjo kërkesë mësohet se ka shkaktuar tension mes mjekëve dhe forcave të rendit.
Mjekët e spitalit privat ku po merr mjekimin Martinaj kanë kërkuar që ai të vijojë mjekimin në ambientet e tyre spitalore.
Ata kanë theksuar se i lënduari ka ka nevojë për mjekim të specializuar dhe duhet të qëndrojë ende aty.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Arratiset Elvana Gjata
“Mollë sherri” për vrasjen në Bllok, shpallet në kërkim Elvana Gjata
Ngrihet grupi hetimor