MENU
klinika

Stërvitja e Los Blancos

Tension te Real, Ramos sulmon të riun

22.10.2018 - 16:12

Real Madrid po kalon momente krize në La Liga, duke marrë vetëm 14 pikë në nëntë ndeshje. Duket se ky moment krize e ka prishur atmosferën edhe në stërvitje, ku ka ndodhur një incident mes lojtarëve.

I riu i Real Madrid, Sergio Reguilon, i cili ishte në stolin rezervë të skuadrës për ndeshjen me Levanten në Bernabeu, e goditi pa dashje duke kërcyer, ndërsa reagimi i kapitenit Ramos ishte tepër armiqësor.

Videoja tregon Ramosin duke e goditur me zemërim të madh me top 21-vjeçarin dy here, ndërsa më vonë i afrohet Luka Modriç për ta ndalur.

Më pas 32 vjeçari e ngrit zërin dhe ia bën me gisht të riut. Në rrjetet sociale, shumë njerëz vënë në pyetje karakterin e Ramos për të qenë kapiten i ekipit. Gjithsesi, mbetet ende të kuptohet edhe ndërhyrja e të riut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulmuesi, 22 gola në 25 ndeshje

Jo vetëm Milan, edhe Real dëshiron Ibran