MENU
klinika

Debati për korigjimin e kufijve

Thaçi: Haradinaj të korrigjojë veten, mund ta humbë postin

08.10.2018 - 17:46

Presidenti Hashim Thaçi në një deklaratë për mediat ditën e sotme iu kundërpërgjigj kryeministrit Haradinaj pas kometeve të këtij të fundit për idenë e ndryshimit të kufijve me Serbinë.

Presidenti Thaci, që thyen rekord në përdorimin e fjalës “korrigjim”, tha se edhe kryeministri Haradinaj duhet të korrigjojë deklaratat e tij.

Jam i sigurt se kryeministri ka nevojë t’i korrigjojë deklaratat dhe qëndrimet e tij rreth dialogut, pa dialog nuk ka të ardhme atlantike për Kosovën”, -tha presidenti në konferencën e mbajtur.

Thaçi tha se Kryeministri duhet të korrigjohet, në të kundërt ata që nuk korrigjohen, ndërrohen.

Nuk jemi të përhershëm në pozicionet tona, kryeministrat dhe presidentet mund të ndërrohen, shkojnë e vijnë, gjithësesi mund të ndërrohen ata që nuk korrigjohen”, -tha Thaçi.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!