MENU
klinika

Kursi i këmbimit

Thellohet rënia e euros

25.10.2018 - 15:10

Ashtu siç pritej, euro u dobësua më tej në kursin e këmbimit me lekun. Monedha europiane u këmbye me 124.64 lekë, dhe tashmë ka zbritur sërish në vlerat rekord të fillimit të qershorit, para se Banka e Shqipërisë të vendoste të ndërhynte në tregun valutor. Ekspertët shprehen se oferta e euros është e lartë, e shtyrë edhe nga zgjatja e sezonit veror dhe flukset valutore hyrëse. Ndërkohë, pritshmëritë e investitorëve për zhvlerësim të euros janë shtuar, duke i shtyrë të shesin dhe duke rritur kësisoj më shumë ofertën.

Edhe paundi u zhvlerësua sërish të enjten, duke thelluar tendencën nënçmuese që vazhdon prej një jave. Monedha britanike u këmbye me 140.85 lekë, 0.33 pikë më pak krahasuar me të mërkurën. Sterlina po humbet pikë, në vazhdën e pasigurive për një marrëveshje që do të rregullojë procesin e Brexit. Ndërsa dollari amerikan u këmbye me 109.22 lekë, pothuajse në të njëjtin nivel me ditën e djeshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN