MENU
klinika

Deklarata

Thirrja për opozitën: Ndërprisni bojkotin për reformën zgjedhore

07.10.2018 - 13:58

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste në qytetin e Sarandës, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka bërë thirrje opozitës të ndërpresë bojkotin dhe të votojë reformën zgjedhore.

Balla tha se opozita duhet të kuptojë që e vetmja rrugë për të qenë funksionale në demokraci është të marrë pjesë në Kuvend, të ndërpresë bojkotin e të votojë reformën zgjedhore.

“Dua ti them nga Saranda opozitës, meqë javën e ardhshme kemi njoftuar thirrjen e një tryezën politike të të gjitha partive parlamentare dhe jo parlamentare në funksion të përfundimit të reformës zgjedhore, në funksion të të gjithë rekomandimeve të OSBE/ODHIR të transfozuara në amendament të kodit zgjedhorë. Opozita duhet të kuptojë që e vetmja rrugë për të qenë funksionale në demokraci është të marrësh pjesë në Kuvend, të ndërpresësh bojkotin dhe të gjithë së bashku të votojmë reformën zgjedhore, si një detyrim ky që ka Shqipëria sot edhe në rrugën europiane.

balla konica.al
balla konica.al

Të gjitha ndryshimet që kemi bërë në kodin zgjedhor janë fjalë për fjalë gjithçka ka kërkuar opozita dhe sigurisht janë rekomandime të OSBE/ODHIR. Ne jemi të gatshëm të testojmë në 200 qendra votimi edhe metodat e elektronike, qoftë të identifikimit, qoftë të numërimit me qellim që nëse 200 qendrat e votimit nga 5500 që kemi afërsisht në të gjithë Shqipërinë na rezulton se ky model funksionin, pastaj do të eksplorojmë të gjitha mundësitë e tjera për të testuar në shkallë më të gjërë në 2021”, deklaroi Balla.

Përsa i përket reformës në drejtësi, Balla theksoi se Partia Socialiste për reformën në drejtësi nuk negocion me askënd, sepse ajo ka hyrë tashmë në drejtimin e pakthyeshëm.

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD