MENU
klinika

Ekstradimi i Babales

“Thumbi” i Haradinaj: Në Kosovë, politika pas drejtësisë

16.10.2018 - 20:46

Pas arrestimit të Albert Veliut të njohur si “Babalja”, ministria e Drejtësisë nisi kërkesën drejt shtetit kosovar për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe kryeministri ii Kosovës, Ramuh Haradinaj, i cili gjatënjë vizite në Tiranë është pyetur  për mundësinë e ekstradimit të Babales.

Ramush-Haradinaj-ekstardimi i babale-onica.al
Ramush-Haradinaj-ekstardimi i babale-onica.al

Haradinaj thekson faktin e për ekstradim si fillim duhen kaluar të gjitha etapat ligjore, deri në një moment të tillë, nuk do të ketë ekstradim.

“Tek ne në Kosovë pushtetet janë të ndara. Pra është shumë e vështirë për mua që t’u them sot a i është drejtuar ai institucioneve të Kosovës.

Politika informohet vetëm kur një gjykatë ka marrë një vendim për ekstradim dhe atë vendim duhet që ta aprovojë një ministër. Kur vjen aprovimi i ekstradimit nga gjykata tek ministri i drejtësisë atëherë hyn politika. Deri atëherë është rast ligjor dhe nuk ndërhyn dot ekzekutivi.

Rasti i shtetasve turq të deportuar nga Kosova ka qenë një mësim i marrë me pasojat e veta kuptohet, por ajo ka ndikuar që të respektohen mjaftueshëm krejt baza ligjore për procedurën në fjalë, pra kërkesa për azil për strehim ose për mbrojtje”, ka përfunduar Haradinaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN