MENU
klinika

Volejboll

Tirana dominon te femrat dhe meshkujt

27.10.2018 - 21:06

Tirana në volejboll për femra nuk di të ndalet, teksa edhe sot mposhti 3-0 Teutën në “Fahrie Hoti”, duke marrë fitoren e katërt në po kaq javë kampionat. Volejbollistet bardheblu e dominuan ndeshjen dhe e merituan fitoren, duke qenë gjithnjë në epërsi.

Fiton edhe skuadra e Mirditës, që këtë herë luajti në “Asllan Rusi” dhe jo në Rrëshen, duke mundur 3-0 Skënderbeun, një ndeshje që ishte një formalitet për Mirditën. Mikeshat nga Korça rivalizuan disi vetëm në setin e parë.

Po 3-0 dhe pa shumë mund triumfon edhe Barleti Volley, që në “Asllan Rusi” mundi skuadrën e Lushnjës. Një ndeshje që u kthye në një stërvitore për vajzat kryeqytetase, gjithnjë në epërsi në fushë.

Vuan disi, por në fund Partizani arrin të dalë fitues në Shkodër nga ndeshja me Vllazninë, duke fituar 3-1. Vendaset e nisin mirë takimin, fitojnë setin e parë, por shpejt loja e tyre bie.

Volejboll-Femra, Grupi A1, java e 4-t (27 tetor)

Mirdita – Skënderbeu 3-0 (25-22, 25-16, 25-12)

Barleti Volley – Lushnja 3-0 (25-12, 25-17, 25-18)

Tirana – Teuta 3-0 (25-19, 25-15, 25-22)

Vllaznia – Partizani 1-3 (25-18, 21-25, 22-25, 14-25)

Renditja: Tirana 12 pikë (4/0), Mirdita 10 pikë (3/1), Barleti Volley 9 pikë (3/1), Partizani 8 pikë (3/1), Teuta 6 pikë (2/2), Skënderbeu 3 pikë (1/3), Vllaznia 0 pikë (0/4), Lushnja 0 pikë (0/4).

Janë luajtur sot pasdite edhe dy takimet e javës së 5-të të Kampionatit Kombëtar në Volejboll për meshkuj, ku spikat fitorja 3-0 e Tiranës në derbin ndaj Partizanit. Takimi ishte i fortë dhe me rivalitet, emocionues në të tre setet, por skuadra e “kuqe” nuk arriti të ngjitet në nivelin që pritej, duke bërë shumë gabime.

Një start mjaft i keq i kampionatit nga skuadra e Partizanit, me vetëm 1 fitore dhe 3 pikë në renditje, duke rrezikuar zonën e play off-it. Kjo u pa edhe në derbin ndaj Tiranës, ku bardheblutë ishin më të vendosur e kërkues në fushë, duke e dominuar ndeshjen në të trija setet edhe pse me diferenca të vogla pikësh.

Fiton edhe Studenti, që mundi 3-1 Farka Volley në derbin tjetër kryeqytetas, duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve dhe shpreson për një vend në play off. Farka tentoi të surprizë Studentin, luajti mirë në dy setet e para, por pa mundur të fitojë, ndërkohë që arrin të bëjë të vetin vetëm setin e tretë, shumë pak për të fituar.

Volejboll-Meshkuj, java e 5-të (26 tetor)

Vllaznia – Elbasani 3-0 (25-21, 25-22, 25-17)

E shtunë, 27 tetor                 

Studenti – Farka Volley 3-1 (25-21, 25-20, 16-25, 25-17)

Partizani – Tirana 0-3 (23-25, 21-25, 22-25)

Skënderbeu (pushim)

E mërkurë, 31 tetor

Erzeni – Teuta ora 19:30 (Akademia Dh.Goga)

Renditja: Vllaznia 11 pikë (4/0), Tirana 11 pikë (4/1), Erzeni 10 pikë (3/1), Skënderbeu 10 pikë (3/1), Studenti 9 pikë (3/2), Farka Volley 3 pikë (1/3), Partizani 3 pikë (1/3), Elbasani 0 pikë (0/5), Teuta 0 pikë (0/3).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lojërat me dorë në Shqipëri

Rezultatet e fundit në volejboll e basketboll