MENU
klinika

Trajneri i bardhebluve

Tirana gjen zëvendësuesin e Ze Maria-s

01.10.2018 - 14:21

Presidenti Refik Halili nuk mund t’i besojë më trajnerit Ze Maria drejtimin e Tiranës, por duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me brazilianin, që ta prishin kontratën me mirëkuptim.

Në të kundërt, dëmshpërbilimi financiar për Ze Marian do të ishte mjaft i rëndë për arkat e klubit. Pikërisht në këtë drejtim, në arritjen e konsensusit për ta mbyllur bashkëpunimin pa shkuar në FIFA, po punojnë drejtuesit e Tiranës.

Të bindur tashmë se nuk mund të vazhdojnë me Ze Marian, edhe për shkak të raportit të nderë që ai ka me futbollistët. Nga Vlora vjen konfirmimi për emrin e dëshiruar nga Halili për trajner të bardhebluve, në vazhdim.

ardi mema dhe egbo
ardi mema dhe egbo

Eshtë ndihmësi i Ilir Dajës te Flamurtari, Ardi Mema, që është telefonuar dhe i është bërë oferta për ta zëvendësuar Ze Marian. Ish-futbollisti i Tiranës, që vjen nga një familje me kontribute të jashtëzakonshme në klubi bardheblu, është favoriti absolut për të marrë në dorë frenat e drejtimit të 24 herë kampionëve.

Të paktën, derisa ai të kthejë përgjigje, Halili nuk diskuton me asnjë emër tjetër. Ai është personi që ka konsensusin unanim të presidencës, tifozëve dhe lojtarëve bardheblu.

Natyrisht, Mema duhet të prishë në fillim kontratën që ka me Flamurtarin, për të qenë i lirë dhe hedhur hapin e madh në karrierë, duke u bërë trajner i parë i Tiranës (ka qenë zv.trajner në kohën e Ilir Dajës). Nesër është fiksuar një takim mes tij dhe presidentit Refik Halili, ku do të vendoset gjithçka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN