MENU
klinika

Aksion policor në Tiranë

Tirana-Interpol, arrestojnë të kërkuarit ndërkombëtarë

17.10.2018 - 18:47

Një kontroll për personat e shpallur në kërkim është zhvilluar në kryeqytet ditën e sotme ku janë arrestuar 3 prej tyre si dhe janë kontrolluar 129 persona e 77 mjete.

Në bashkëpunim me Interpol Tirana u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë Aleksandër Demiri, 43 vjeç, banues në Vilebashtovë, Kavajë.

“Gjykata e Milanos ka lëshuar ndaj këtij shtetasi Urdhër Arresti Ndërkombëtar për veprat penale “Shkelje e ligjit mbi drogërat”, parashikuar nga nenet 110 dhe 81 të Kodit Penal Italian, ku maksimumi i dënimit është 20 vite burg”, sqaron policia.

aksion ne tirane-konica.al
aksion ne tirane-konica.al

Po gjatë kontrolleve të ushtruara u kap shtetasi në kërkim Besim Zika, 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 9 vite burg, për veprat penale “Kultivim i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale dhe e organizatave kriminale”.

Ndërsa një 23 vjeçar, i identifikuar si Klandio Metra u arrestua për “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Politia thotë se kontrollet do vijojnë në gjithë Qarkun e Tiranë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.