MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 10

Tirana nuk mban dot fitoren me Kamzën

27.10.2018 - 16:00

Derbi i vogël i kryeqytetit ka përfunduar me një rezultat që pak punë u bën të dyja skuadrave, si Kamës pritëse, ashtu edhe Tiranës mike, që nuk mbajti dot avantazhin. Përfundon 1-1 ndeshja Kamza-Tirana dhe të dyja skuadrat nuk lëvizin në renditje, me bardheblutë që duken disi më të humbur, pasi shënuan të parët.

Skuadrat ishin pragmatiste dhe për më shumë se 40 minuta munguan rastet e rrezikshme në të dyja portat. Në pjesën e dytë Mema vendoi që të shtonte forcën sulmuese, duke aktivizuar Marveje në vend të Dokës.

Më kërkues bardheblutë, të cilët nisën që të ngacmonin më shumë në portën e Avdylit. Sentamu gaboi sërish pak minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë, por e treta ishte e vërteta për afrikanin,  i cili këtë herë sërish u shërbye nga Greca, E majta e sulmuesit të Tiranës shkoi në rrjetë.

 

Gjithsesi, festa e 24 herë kampionëve zgjati vetëm pak, kjo pasi vendasit vunë ekuilibrin me anë të Fukuit. Pas ekzekutimit të një goditë dënimi, Plaku  tentoi portën, megjithatë Lika grushtoi, por duke mos e larguar rrezikun. Japonezi nga fare pranë dhe me portën e boshatisur nuk e pati të vështirë që të shënonte.

 

KAMZA – TIRANA    1-1

Fukui 67’/ Sentamu 63

Kamza: Avdyli, Frashëri, Arrabal, Orelesi, Idrizaj, Mehmeti, Zisi (Rezi 56′), Mumajesi (Rami 91’), Fukui, Rolovic, Plaku. Trajner: Klodian Duro.

Tirana: Lika, Doka (Marveje 46′), Atinga, Hoxhallari, Imami, Daja, Karabeci, Hasani, Kobina, Greca (Halili 89′), Sentamu. Trajner: Ardian Mema.

Kartonë të verdhë: Arrabal 30′ / Sentamu 20′, Daja 45′

Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Egin Doda, Denis Rexha, Kreshnik Barjamaj

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, java 6

Derbi, Partizani “skuq” kryeqytetin