Kombëtarja shqiptare po kryen stërvitjen e fundit sot në Durrës, përpara se kuqezinjtë të nisen drejt Izraelit për sfidën së nesërme, të vlefshme për Ligën e Kombeve. Trajneri Christian Panucci ka preferuar që edhe stërvitjen e fundit ta kryejë në tokën shqiptare, para se, rreth orës 14:30, të nisen me një fluturim charter drejt Tel Avivit.
Seanca e fundit nuk i ka ngarkuar shumë lojtarët dhe janë kryer disa ushtrime të lehta për ekipin. Portieri i Partizanit, Alban Hoxha, për shkak të disa problemve, ka lënë grumbullimin, dhe vendin e tij e ka zënë Elhan Kastrati i Shpresave, që po ashtu ka lënë grumbullimin me ekipin e Bushit.
Në fakt, nuk është se ndikon shumë, pasi bëhet fjalë për portierin e tretë, pas Strakoshës dhe Berishës. Ndryshe nga dy largimet e fundit, Veselit dhe Ramadanit, e Hoxhës nuk përbën problem. Nëse Ramadani është zëvendësuar me Lilajn, Ivan Balliu nuk është lejuar nga trajneri i Metz të vijë.
Konferenca e zakonshme për shtyp e trajnerit Christian Panucci dhe kapitenit Mërgim Mavraj do të mbahet sot në orën 19:45, në stadiumin “Toto Turner” në Beer Sheva të Izraelit, ku edhe do të luhet takimi.