MENU
klinika

Ndryshimi i popullsisë

Tkurren nxënësit/ Sociologët japin alarmin

16.10.2018 - 16:37

Tkurrja e numrit të nxënësve në sistemin parauniversitar në vend na vendos përballë një situate alarmante. Sipas të dhënave të INSTAT nga viti akademik 2013-2014 në vitin 2017-2018 janë regjistruar në gjimnaze 31 mijë e 800 nxënës më pak.

Sociologu Gëzim Tushi, shprehet se kjo vjen si pasojë e uljes së numrit të popullsisë, një alarm që sipas tij, duhet vlerësuar në shoqërinë shqiptare. Një tjetër faktor ndikues është procesi i rritjes së moshës mesatare të popullsisë . Sipas të dhënave të INSTAT gjatë dy viteve të fundit rënia e lindshmërisë ka nisur të shfaqet edhe në vendin tonë.

Plakja e popullsisë nga njëra anë dhe emigracioni i vazhduar dhe i pandërprerë ka dhënë impakt në arsimin tonë dhe po çon drejt uljes se numrit te popullsisë.

Të rregullojmë balancat dhe të kemi përmirësim të situatës duhet të përmirësojmë arsimin, cilësinë nga njëra anë, pagesat motiviminin e njerëzve për të qëndruar në Shqipëri, për të motivuar e mbështetur familjen” theksoi Tushi.

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore

Do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare

EMRAT/ Partia e Lirisë miraton listën me anëtarët e Kryesisë