MENU
klinika

Nis xhirimet për “Top Gun”

Tom Cruise nuk njeh moshë, i “njëjtë” me 32 vite më parë

10.10.2018 - 09:02

Për Tom Cruise vitet janë vetëm numra dhe këtë e tregojnë më së miri edhe fotot e publikuara së fundmi. Ishte vetëm 24 vjeç kur filmi “Top Gun” doli në kinema në vitin 1986. Por 32 vjet më vonë Tom Cruise duket se nuk e ka humbur sharmin e djaloshit Maverick gjatë xhirimeve që po bën për risjelljen e filmit. 56-vjeçari është duke xhiruar tashmë disa skena në San Diego të California.

Sërish ai pritet të jetë në rolin e LT Pete ‘Maverick’ Mitchell, të cilit nuk i mungon motori, syzet e diellit dhe xhaketa. Filmi origjinal ishte një sukses për Cruise në krah të Anthony Edwards, Meg Ryan, Kelly McGillis dhe Val Kilmer.

Te “Top Gun”, Cruise interpreton Maverick, njëri prej studentëve më të mirë të kampit stërvitor amerikan për pilotët elitarë të avionëve luftarakë të SHBA-ve.

Filmi i “Paramount Pictures” ishte platforma e lëshimit të karrierës së aktorit, duke e kthyer në një yll botëror, ndërsa në mbarë globin solli të ardhura që kapërcenin 350 milionë dollarët.

Filmi “Top Gun: Maverick” është parashikuar të dalë në kinema në qershor vitit 2020.