MENU
klinika

Operacioni "Extra Service 2"

Trafik i paligjshëm në një tjetër qendër masazhi

27.10.2018 - 15:24

Në Tiranë është zbuluar një tjetër qendër masazhi ku ushtrohej prostitucioni.

Të dhënat janë referuar nga Policia, ku sipas një operacioni të koduar “Extra Service 2” nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në D.V.P. Tiranë, është arrestuar menaxheria e një qendre masazhi.

Menaxherja akuzohet për veprat penale si “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe shpallet në kërkim administratorja.

Procedohen në gjendje të lirë dhe tre punonjëse të qendrës së masazhit.

extra service2-konica.al
extra service2-konica.al

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Extra Service 2”, bëri arrestimin e shtetases:
– R. M., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, menaxhere e një qendre masazhi në kryeqytet.

Si dhe u shpall në kërkim administratoria e qendrës së masazhit, shtetasia:
– A. T., 32 vjeçe, banuese në Tiranë.

Këto shtetase vinin në dispozicion ambientet e qendrës së masazhit për të ushtruar prostitucion nga vajzat e punësuara të cilat iu ofronin klientëve meshkuj shërbime “Extra” kundrejt pagesës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
– 7 aparate celualar dhe 1 bllok shënimesh

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetaseve R. M., dhe A. T., për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” parashikuar nga nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal.