MENU
klinika

Detajet

Tragjedi në fabrikën e çimentos në Elbasan, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

19.10.2018 - 12:50

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e të premtes në fabrikën e çimentos në Elbasan.

Dy punëtorë janë zënë nga një masiv çimentoje, ku njëri prej tyre ka vdekur.

Burime zyrtare nga policia pohuan se shtetasi me inicialet M.S., 56 vjeç, banues në fshatin Ulem, ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi me inicialet T.M., 65 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa, u plagos rëndë.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore, ndërsa detaje të tjera pritet të dalin në dritë nga ngjarja.

Informacion paraprak

Gjatë punimeve në fabrikën e çimentos, dy shtetas janë aksidentuar ku shtetasi M.S., 56 vjeç, banues në fshatin Ulem, ka ndëruar jetë, si dhe është në gjëndje të rëndë shtetasi T.M., 65 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa, Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.