MENU
klinika

Trafikimi i qenieve njerëzore

Tragjedia e Butrintit/ Kapet trafikanti organizator

16.10.2018 - 10:29

Policia e Fierit ka arrestuar një prej organizatorëve të tragjedisë së Butrintit.

Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Albert Gega, i dënuar me 10 vite burgim për “ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”.

Në tetor të vitit 2008, në Liqenin e Butrintit, Gega, në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona, 5 prej të cilëve u mbytën në liqen.