MENU
klinika

Çfarë i'u duhet...

Trajtimi bimor për lëkurë të butë e të shëndetshme

16.10.2018 - 16:54

Që të keni një lëkurë të bukur dhe të shëndetshme nuk është shumë e vështirë. Por, duhet t’i kushtoni vëmëndje më shumë zgjedhjes së produkteve kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj lëkurës. Lëkura e bukur është një shënjë e cila tregon se sa e shëndetshme jeni. E gjitha çfarë duhet të bëni është të eleminoni konsumin e produkteve me kimikate dhe të zgjidhni ato që janë me përbërës natyror. Ka shumë produkte në kuzhinen tuaj të cilët do t’jua bëjnë më të lehtë kujdesin ndaj lëkurës;

Uthulla E Mollës

Uthulla e mollës parandalon shfaqjen e akneve.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, ajo funksionon edhe si tonik dhe eliminon qelizat e vdekura të cilat formojnë një shtresë të thatë të lëkurës.

Kosi

Përfitimet e kosit për bukurinë janë të panumërta.

Aplikimi i kosit në lëkurë e zbut atë dhe e bën më të lëmuar.

Kosi lufton shenjat e plakjes dhe i jep lëkurës një paraqitje më rinore.

Majdanozi

Majdanozi shërben si antioksidant dhe lufton inflamacionin e lëkurës.

Ai përdoret kundër të nxirave, njollave, të djegurave dhe pickimeve.

Maska Me Majdanoz Për Lëkurën

Në një tas të thellë përzieni gjysëm gote uji me majdanoz të grirë hollë.

Shtoni dy lugë gjelle me uthull molle dhe tre lugë gjelle me kos.

Përziejini përbërësit mirë deri sa të krijohet një masë homogjene.

Vendoseni maskën në fytyrë dhe shmangni zonat e ndjeshme si ajo e syve.

Mbajeni maskën për 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

AgroWeb.org ju sugjeron që maskën me majdanoz mund ta bëni dy herë në javë vetëm nëse fytyra juaj nuk është e ndjeshme ndaj kësaj barishteje

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dëmtojnë lëkurën tonë

5 gabimet që bëjmë gjatë dushit


Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”