MENU
klinika

Dy projektet e Bashkisë

Lidhja e re midis sheshit, bulevardit dhe Pazarit të Ri

28.10.2018 - 15:42

Pazari i Ri dhe zgjatimi i Bulevardit nuk do të jenë pjesë të ndara të qendrës së kryeqytetit.

Urbanistët po shohin mundësinë e një lidhje harmonike me sheshit “Skëndërbej”, Pazarit dhe Bulevardit të Ri.

Shefi i urbanistikës në Bashkinë e Tiranës Ditjon Baboçi tregon se projekti që do të lidhë sheshin me Pazarin e Ri synon të shtojë hapësirat për këmbësorët, biçikletat si edhe të eleminojë korsitë e parkimit në të dy krahët e rrugës “Luigj Gurakuqi”, ku po ashtu do të ndërhyhet edhe në shtresat e rrugës.

Aktualisht kemi një rrugë tejet të gjërë për automjetet në një vënd që nuk ka dhe aq shumë trafik.

pazari i ri-konica.al
pazari i ri-konica.al

Rrjedhimisht qëllimi jonë është të eleminojmë korsitë e parkimit dhe me këtë hapësirë që fitojmë të vendosim një korsi të re biçikletash dhe gjithashtu të zgjerojmë trotuaret.

Lëvizshmëria do të mbetet e njëjtë.

Ndërhyrja do të jetë kryesisht në shtresa dhe në hapësirën e këmbësorëve dhe e parkimeve të automjeteve, tipologjia e materialeve do i përngjasojë atyre të sheshit “Skëndërbej” ky është qëllimi jonë dhe pastaj pritet që dora-dorës avash-avash fillon dhe ka një tranzicion tek hapësira pedonale tek Pazari i Ri.

Shefi i urbanistikës në Bashkinë e Tiranës Ditjon Baboçi

Pazari i Ri

Një projekt i ngjashëm do të zbatohet edhe në Bulevardin Zogu i I segmenti ndërlidhës mes qendrës Pedonale dhe Bulevardit të Ri.

bulevardi zogu i I-konica.al
bulevardi zogu i I-konica.al

Ideja është që të eliminojmë korsinë e parkimit nga rruga kryesore dhe ta zhndërrojmë ta përshtasim për hapësirën e trotuarit, të punojmë me shtresat e trotuarit të punojmë edhe me tipologjinë e hapësirës.

Sot është një hapësirë shumë e ndarë midis rrugës së automjeteve dhe rrugës së këmbësorëve të jetë diçka që është pak më e këndshme që detyrimisht e bënë edhe më të vështirë, ul pak shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve me qëllim që të jetë diçka më e përdorshme le të themi për biçikletat dhe për këmbësorët.