MENU

“Sa shumë paskan qenë”!

Tre femra të tjera, akuza për përdhunim Ronaldos

08.10.2018 - 16:51

Në ditën kur “Der Spiegel” publikoi dokumentet se Cristiano Ronaldo kishte paguar 325 mijë euro për heshtjen e Kathryn Mayorga, vajza e cila pretendon se ishte përdhunuar 10 vite më parë, tre femra të tjera kanë pretenduar të njëjtën gjë.

Kathryn Mayorga ronaldo

Telashet për Cristiano Ronaldon nuk kanë fund. Sipas avokatit të Mayorgas, një tjetër femër ka akuzuar yllin portugez për përdhunim. “Kam marrë një telefonatë nga një femër që pretendon se edhe ajo është përdhunuar nga Ronaldo,”- tregon Stoval për “Daily Mail”. Por kjo nuk është e gjitha. Pak më vonë shkruan një tjetër media për dy telefonata të tjera.

Sipas “The Sun” edhe dy femra të tjera pretendojnë se janë përdhunuar ose ngacmuar seksualisht nga Ronaldo. Deri tani identitetet nuk bëhen të ditura por do të merret policia e Las vegasit me to.

Ronaldo
Ronaldo

“Der Spiegel” ka intervistuar Kathryn Mayorga-n dhe tashmë publikon edhe dokumentin me të cilin Ronaldo bleu heshtjen e femrës. Dokumenti u firmos pasi Ronaldo pagoi 325.000 euro dhe, sipas asaj që lexohet, në marrëveshje parashikohej edhe dhënia e rezultateve të kontrollit për SIDA-n, në mënyrë që Mayorga të ishte e sigurt që nuk rrezikonte infektim.

Avokatët e Ronaldo-s kishin përpiluar edhe një pyetësor, ku Ronaldo pyetej në detaje në lidhje me ngjarjen dhe futbollisti i famshëm pranon se Mayorga i tha disa herë “jo” dhe “ndal”.

Sipas “Der Spiegel”, Ronaldo kreu seks anal me Mayorga-n, kundër dëshirës së saj, ndërsa më pas i kërkoi falje, por kaq nuk mjaftonte, sepse duhej siguri që Mayorga nuk do të fliste me askënd. Avokatët e yllit portugez u morën me çështjen dhe paguan femrën që tashmë është penduar dhe akuzon publikisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN