MENU

Nuk kushton më 50 mln euro

Tre gjigantët holandezë duan shqiptarin

17.10.2018 - 21:46

Është rikthyer bindshëm një nga talentët kosovarë, që dikur e kishte klauzolën e lirimit 50 milionë euro nga Schalke. Në Gjermani janë të bindur se merkatoja e radhës do te jetë intensive për Donis Avdijajn, pasi në Holandë ka nisur një luftë e mirëfilltë për të siguruar shërbimet e tij me 3 gjigantëve.

Djaloshin 22-vjeçar e ndjek fama që nga momenti kur nënshkroi disa vite më parë si adoleshent kontratën e tij me Schalken. Së fundmi, Avdijaj luan Vilhem II në kampionatin holandez. Në 7 ndeshje ai ka shënuar 3 gola dhe dhënë një asist, duke treguar se është në formë të shkëlqyer.

Sipas “Bild”, skuadrat më me emër në Holandë janë gati të sigurojnë shërbimet e tij. Prestigjiozja gjermane siguron se PSV, Ajax dhe Feyenoord, por  edhe AZ Alkmar po ndjekin me interes lojtarin, në pritje që të bëjnë hapin e duhur për të siguruar firmën e tij.

donis avdijaj
donis avdijaj

Avdijaj tashmë nuk ka klauzolën e çmendur të largimit dhe është në bisedime që tani për rinovimin me Vilhem II. Por largimi i tij nga ky klub nuk është problem. Sipas “Bild”, shuma që një klub duhet të paguajë për të prishur marrëveshjen e tij me klubin holandez tani është vetëm 500 mijë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndizet dueli për talentin

Kosova më afër shqiptarit të Bayernit