MENU
klinika

Unik në llojin e tij

Tre golat spektakolarë të Roberto Carlos

16.10.2018 - 14:09

Kemi parë gola spektakolarë, qoftë nga distanca, roveshata, me finte, fluturimthi apo me veprime individuale që nga mesi i fushës, por 3 gola të Roberto Carlos, përveçse janë fantastikë, përdoret edhe shprehja “kanë thyer ligjet e fizikës”.

Ish-mbrojtësi i majtë i Brazilit dhe i Real Madrid nuk mund të krahasohet me asnjë me të majtën potente. Nëse do të ishte një gol i tillë, do të thonim që ishte rastësi, por kur është përsëritur edhe dy herë të tjera, atëherë vërtet që kemi të bëjmë me një fenomen.

Goli i parë është shënuar në Kupën e Konfederatave në vitin 1997 ndaj Francës, i dyti më 1998 dhe i treti më 2011 kur luante në Rusi me Anzhin. Shijoni edhe njëherë tre golat spektakolarë:

Kush është sot në rangun e tij, për nga goditjet? Messi dhe Ronaldo janë treguar shumë të zotë nga goditjet standarte, ka pasur edhe të tjerë, si Juninho, por Roberto Carlos nuk i është afruar asnjëri për potencën dhe spektaklin e goditjeve…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN