MENU
klinika

Vendi ende i pacaktuar

Trump: Takimi i dytë me Korenë e Veriut pas zgjedhjeve afatmesme

10.10.2018 - 11:59

Tre vende po shqyrtohen për takimin e dytë Kim-Trump, që do të ndodhë diku pas zgjedhjeve të nëntorit.

Presidenti i SHBA Donald Trump tha se takimi i tij i dytë me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un do të zhvillohet pas zgjedhjeve të kongresit në nëntor,  e të paktën tre vende do të shqyrtohen për mbajtjen e takimit.

“Do të jetë pas zgjedhjeve afatmesme,” u tha Trump gazetarëve kur ishte në Iowa për një tubim politik të martën. “Unë thjesht nuk mund të largohem tani.”

Zgjedhjet afatmesme zhvillohen më 6 nëntor. Presidenti amerikan tha se më parë një “përparim i pabesueshëm” ishte bërë në bisedimet dypalëshe me vendin e izoluar të Azisë së Veriut.

 

Trump dhe Kim mbajtën samitin e tyre të parë në qershor në Singapor, ku diskutuan për t’i dhënë fund të programit të armëve bërthamore, duke i dhënë fund edhe dekadave të armiqësisë midis dy vendeve.

Trump ishte optimist për progresin e denuklearizimit deri më tani, si dhe marrëdhëniet e tij me Kim, të cilin ai e quajti dikur “Njeriu i vogël i raketave”.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Kim. Më pëlqen ai, – marrëdhënia është e mirë”-tha presidenti amerikan.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cili vizitoi Kim të hënën në Pyongyang (vizita e tij e katërt këtë vit) tha se të dyja palët tani ishin “shumë afër” për të rënë dakord mbi detajet për një samit të dytë.

“Ndërsa ka ende një rrugë të gjatë për të bërë dhe shumë punë për të bërë, tani mund të shohim një rrugë ku do të arrijmë qëllimin përfundimtar, që është denukearizimi i plotë dhe përfundimtar i Koresë së Veriut”, u tha Pompeo gazetarëve.

Pompeo tha se Kim tregoi se ishte i gatshëm të lejonte inspektorët ndërkombëtarë në vendin e testimit bërthamor Punggye-ri të Koresë së Veriut dhe në objektin e testimit të raketave Sohae.

Trump përshëndeti kthimin e fundit të mbetjeve të ushtarëve amerikanë të vrarë gjatë Luftës së Koresë, por tha se sanksionet nuk mund të hiqeshin pa veprime të mëtejshme nga Koreja e Veriut.

Kim ende nuk është dakord me kërkesat e SHBA për një inventar të plotë të armëve dhe pajisjeve të tij, ose për të ndërmarrë hapa të pakthyeshëm për të hequr dorë nga arsenali bërthamor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarat e presidentit amerikan

Më në fund një takim i dytë Trump-Kim