MENU
klinika

FOTO

Trupi i Kacifas mbërrin në Tiranë

30.10.2018 - 22:03

Trupi i minoritarit grek që u vra 3 ditë më parë është nisu nga morgu i Gjirokastrës drejt Tiranës për të realizuar autopsinë.

Mësohet se trupi i Kostandinos Kacifas ka mbërritur në Tiranë rreth orës 21:20 për ekzaminime të detajuara nga mjekësia ligjore qendrore me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftojnë se trupi i Kacifës nuk do varroset deri në përfundim të procedurave dhe autopsisë së plotë të trupit me qëllim që të mos ketë kundërshtime dhe pretendime nga familja.

mberrin ne tirane trupi i kacifas-konica.al
mberrin ne tirane trupi i kacifas-konica.al

Kërkesa e Krimeve të Rënda erdhi tre ditë pas vrasjes së 35-vjeçarit, familjarët e të cilit refuzuan deri në orën 16:00 të ditës së sotme që ta tërheqin trupin, pasi kërkonin ekspertizë greke.

Familjarët ishin përgatitur që ta bënin ekspertizën privatisht në Dervican me mjek grek.

Më herët në një deklaratë për mediat greke, babai i Kostandinos Kacifa ka thënë se djali i tij u fymëzua nga ushtarët grekë.

“Konstandinos, ai u frymëzua nga ushtarët grekë 40-41 që ranë këtu në Epir. U frymëzua aq thellë saqë nuk ishte ndarë nga flamuri grek”- ka thënë ai.

Rikujtojmë se ngjara ndodhi dhe u zhvillua në këto rrethana: 

“Në prag të zhvillimit të festes se Greqisë, e cila si çdo vit u organizua edhe në qendër të fshatit Bularat në Gjirokastër, të shtëna me armë tronditën zonën.

mberrin-ne tirane trupi i kacifas-konica.al
mberrin-ne tirane trupi i kacifas-konica.al

Policia, e cila ishte stacionuar në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës menjëherë është nisur ne drejtimin nga janë dëgjuar të shtënat, ndërsa identifikoi edhe personin që qëlloi me armë.

Kostandin Kaçifa sapo ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë. Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin.

mberrin-ne-tirane trupi i kacifas-konica.al
mberrin-ne-tirane trupi i kacifas-konica.al

Shtetasi Kostandinos Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër shkoi dhe nje helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale RENEA nga Tirana, te cilat bene te mundur edhe lokalizimin e autorit.

Por pasi nuk iu pergjigj thirrjes se policise per t’u dorezuar, 35-vjecari qëllonte me armë zjarri, ndërkohë që mbeti i vrarë.”

Gjendet trupi i pajetë i të riut! Në pranga autori

Hodhi nga ura shokun dhe fshehu krimin, policia zbardh vrasjen

“Na mungon propaganda kombëtare në planin ndërkombëtar”

Debati për gjuhën shqipe në RMV, Rama: Nuk është çështje gjykatash, por…

Tre arsyet pse mazhoranca nuk e zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Opinioni i Komisionit të Venecias, gazetarja Lala: Reagimi i Bushkës, për të vënë duart në kokë

Arben Ahmetaj akuzohet se shkaktoi dëm ekonomik 7 miliardë lekë

GJKKO kthen në SPAK dosjen “Buka”!