MENU
klinika

Marrëdhënia Greqi-Maqedoni

Tsanakopoulos: Shkupi ka bërë hap historik

22.10.2018 - 16:07

Propozimi i votuar me shumicë të dy të tretës në Kuvendin e Maqedonisë për fillim të ndryshimeve kushtetuese është hap historik që i sjellë të dyja palët më afër hyrjes finale në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, kështu konsideron zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos.

Në lidhje me afatet e parapara, ai thotë se menjëherë sa të finalizohen ndryshimet kushtetuese, të cilat sipas tij nuk është e parapara të mbarojnë para muajit janar, parlamenti greke do të diskutoj për Marrëveshjen e Prespës dhe më pas do të ratifikohet me shumicën e nevojshme.

“Mendimi im është se kjo do të ndodhë, sepse ekziston shumicë parlamentare për ratifikim të marrëveshjes dhe hyrjes së saj në fuqi, pa u shkaktuar çfarë do zhvillime politike, të cilat nuk janë të lidhura nga vet Marrëveshja“, tha ai.

Tzanakopoulos shtoi se Kryeministri Tsipras dhe partneri i tyre i koalicionit Kammenos do të flasin për Marrëveshjen e Prespës në fillim të majit. /Konica.al/