MENU
klinika

Jeton në Kubë

“Tupac është gjallë!”

02.10.2018 - 19:01

Tupac Shakur kaloi në Kubë me ndihmën e ish-presidentit Fidel Castrol”. Të paktën kështu është shprehur së fundmi një truprojë britanike që pretendon se e kishte ndihmuar atë të zhvendosej në Kubë, duke i dhënë fund telasheve.

Teoritë konspirative se mbreti i repit është ende gjallë nuk kanë fund dhe një e tillë mund të konsiderohet edhe kjo e fundit, edhe pse personi në fjalë e thotë me bindje të plotë.

Britaniku i quajtur Michael Nice është i sigurt se reperi i famshëm Tupac Shakur është gjallë dhe jeton në Kubë. Me anë të një videoje të postuar në kanalin “YouTube”, Michael pretendon se ka qenë Fidel Castro ai që e ka ndihmuar reperin të arratiset nga Shtetet e Bashkuara, duke e dërguar fillimisht në Barbados, e më pas në Kuba.

Britaniku tregoi se vetë ai ka ndihmuar në ndërrimin e sozive gjatë përgjakjes me armë, që mendohet se ka qenë arsyeja e ndarjes nga jeta të 2Pac në vitin 1996.

Michael Nice u shpreh se ka prova të forta, telefonata dhe dokumente nga vetë Fidel Castro, që vërtetojnë arratisjen e reperit dhe se kjo ngjarje ka qenë arsyeja që presidenti kubanez u nda nga jeta rreth 2 vite më parë.

Publiku ka shpërthyer në kritika kundrejt këtij personi, duke i kërkuar me ngulm që të zbulojë provat konkrete në mënyrë që kjo teori të jetë e besueshme. Edhe pse njerëzit mendojnë se Michael po e krijon këtë histori për klikime dhe vëmendje nuk e ka ndaluar atë të flasë pa fund për ngjarjen.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain