Servisi i automjeteve në pronësi të një 37-vjeçari është djegur në orët e para të mëngjesit në Elbasan.
Pronari rezulton të jetë shtetasi Elton (Kastriot) Kila, banues në lagjen “Qemal Stafa”, i cili është arrestuar vetëm 5 ditë më parë gjatë aksioneve të befasishme të policisë së Elbasani në lokale dhe akse rrugore.
Sipas policisë Kila, u ndalua u bë me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescarës/Itali, ka lëshuar urdhrin e ndalimit ndërkombëtar datë 11.09.2018, për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallëzim i rremë”.
Nisur nga e kaluara e pronarit, policia e Elbasanit po heton pas zjarrvënies për konflikte të mëparshme të tij ose prishje pazaresh. Flakët e rëna sot në servis e 37-vjeçarit në lagjen “Skënderbej” në Elbasan shkrumbuan disa prej tyre.