MENU

Ankohen banorët në Shkozet

‘Ujërat e zeza në mes të lagjes, po na helmojnë’

06.10.2018 - 13:48

Në prag të stinës së shirave e të përmbytjeve, banorët e lagjes nr.14 në Shkozet ngrejnë shqetësimin e tyre që vjen si rezultat i frikës së përmbytjeve, por edhe ndotjes së madhe që shkaktohet.

Kanali i madh i ujërave të zeza që përshkon lagjen, është kthyer në një shqetësim për banorët e zonës së Shkozetit. Kanali shkakton ndotje të madhe mjedisore, duke kontaminuar të gjithë lagjen.

Banorët kërkojnë të merren masa urgjente për mbylljen e kanalit, pasi po shkakton sëmundje të ndryshme infektive.

Qyteti bregdetar i Durrësit renditet ndër qytetet më të ndotura në vend. Shqetësimin për ndotjen e ujërave të zeza nuk po e vuajnë vetëm banorët e zonës së Shkozetit, situata paraqitet e ngjashme edhe në zonën e ish-Kënetës, banorët e të cilës prej vitesh e konsiderojnë si vatër infeksioni kanalin që përshkon lagjen.