MENU
klinika

Tenis

Ukrainasja fiton WTA Championship

28.10.2018 - 16:59

Ka munguar numri 1 në botë dhe në fund, në Singapor, ka triumfuar tenistja ukrainase Elina Svitolina, numri 7 në botë, që është shpallur fituese e turneut WTA Championship, duke mundur 2-1 në finale rivalen amerikane Sloane Stephens (3-6, 6-2, 6-2).

Morën pjesë 8 tenistet më të mira në botë. Kjo është hera e parë që Svitolina triumfon në një turne të tillë, duke u shpallur edhe “kampione e 2018-ës”. 24-vjeçarja nga Odessa, mbylli me triumf një javë të përkryer, ku fillimisht pat mundur Kvitova, Pliskova e Wozniacki në ndeshjet në grup dhe më pas Bertens në gjysmëfinale.

Elina Svitolina
Elina Svitolina

Ky është turneu i 9-të fituar në dy sezonet e fundit nga Svitolina, që kur nisi të hyjë në elitën e tenisit botëror, i katërti këtë vit (ka fituar edhe në Brisbane, Dubai dhe Romë), duke u bërë tenistja e 22-të që fiton finalet e WTA Championship.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN