MENU
klinika

Raporti i KLSH-së

Urgjencat mjekësore pa mjete dhe personel

20.10.2018 - 22:17

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka publikuar raportin përfundimtar për Urgjencën Mjekësore.

Në të janë konstatuar problematika të përsëritura. Në vendin tonë ka gjithsej 417 qendra shëndetësore, 74 autoambulanca, ku vetëm 41 prej tyre janë në gjendje pune. Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore ka problematika të tipit: mungesë të medikamenteve, aparaturave dhe personalit mjekësor.

Qytetarët, për rastet emergjente, telefonojnë 127 për të marë shërbimin e shpejtë nga Qendra e Urgjencës Mjekësore.

Por, 41 autoambulancat e vendit tonë nuk janë të pajisura me pajisjet e duhura mjekësore si defibrilatori apo oksigjeni.

Në shumë raste ato thjesht janë mjeti që dërgon pacientin në qendrën spitalore dhe e vetmja ndihmë që mund të marrin është ajo që i jep mjeku dhe inferimieri shoqërues.

klsh-raporti perfundimtar per urgencen mjekesore-konica.al
klsh-raporti perfundimtar per urgencen mjekesore-konica.al

Por, si duhet të jetë një autoambulancë e kompletuar?

Që stafi i urgjencës mjekësore t’i japë një shërbim sa më të mirë pacientit deri në momentin që do ta dërgojë atë pranë qendrës spitalore, një autoambulancë duhet të ketë: dy barrela, spinalen, lëvizësen, duhet të ketë çantën e traumës nëse ajo është e nevojshme, duhet të ketë çantën e barnave bashkë me pajisjet, defibrilatorin si dhe bombat e oksigjenit.

Le të themi që kjo është një autoambulancë model. Kështu duhet të ishin të gjitha autoambulancat në territorin e Shqipërisë.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka mungesë të personelit. Një raport i urgjencës së pediatrisë në QSUT, tregon se në të ka mungesë të personelit mjekësor. 4 infermierë dhe 1 mjek më pak.

Vetëm për vitin 2018 kjo urgjencë ka pritur 108 mijë pacietë, me një mesatare 104 pacientë në ditë për muajin shkur të 2018.