MENU
klinika

Legjenda e atletikës

Usain Bolt e tepron me kërkesën financiare

23.10.2018 - 19:33

Para pak ditësh atij i është ofruar kontrata e profesionistit për të luajtur në Australi, por nuk ka firmosur Në mendjen e Usain Bolt ka vetëm një skuadër, Manchester United. Kuptohet, bëhet fjalë për të skuadrën e zemrës, sepse të luash me “Djajtë” duhen këllqe.

Kur iu dha e drejta të testohej te Borusia e Dortmundit, ai tha se do t’i kërkonte Mourinhos t’i jepte në shans. Tani ndodhet në Australi, por nuk mund të rrinte pa folur për sfidën e sotme të Championsit mes “Djajve të kuq” dhe Juventus:

“Një herë isha në aeroport dhe Manchester po luante. Më thirrën, sepse duhej të iknim, por unë doja të shihja fundin e ndeshjes dhe ai udhëtim u bë pak me vonesë. Për mua, lojtari më i mirë i United është Rud van Nistelroi, prej tij u bërë tifoz me këtë skuadër. Ai ka shënuar edhe në ndeshjen Manchester-Juventus, 2-1, në vitin 2003.

Usain bolt
Usain bolt

Besoj se do të jetë një ndeshje e madhe edhe sonte, në skenën më të rëndësishëm të futbollit. Përballen dy skuadra të mëdha, me histori të madhe. Juventus po ecën shumë mirë në Serinë A, por kam besim se ekipi im i zemrës do të fitojë. Nuk besoj se do të ketë shumë gola, fiton Manchester 1-0”, – tha mes të tjerash Bolt.

Por Bolt nuk do të zbresë në fushë tani që fillon kampionati në Australi.  Ai ishte në dy miqësore me skuadrën australiane të Central Coast Mariners, por atleti xhamajkan është i pavendosur për të nënshkruar kontratën. Arsyeja? Shuma e ulët që sipas Bolt i ka ofruar ekipi australian.

Skuadra e Mariners i ka ofruar një kontratë 2-vjeçare, me 150 mijë dollarë në vit, por ish-atleti xhamajkan kërkon 3 milionë dollarë në vit. Shuma e ofruar nga ekipi që militon në A-League është si nata me ditën me kërkesën e Bolt, ndaj atleti ka vendosur që të mos firmosë asnjë kontratë dhe është ende në pritje.

usain bolt
usain bolt

Madje ish-atleti xhamajkan ka vendosur që të mos stërvitet me ekipin këtë javë dhe nuk do të jetë në fushë në ndeshjen që Mariners do të luajnë ndaj Melbourne City këtë javë. Kjo situatë do të vazhdojë deri në momentin që palët të gjejnë një marrëveshje për kontratën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN