MENU
klinika

Sot, një balerinë e suksesshme!

Vajza që mbijetoi në pyll 12 netë me arinj e ujqër!

26.10.2018 - 11:19

Vajza e vogël, e cila u bë e njohur sepse mbijetoi me qenushin e saj të vogël në pyjet e egra siberiane, për plot 12 ditë e netë, sot është një balerinë profesioniste.

Karina Chikitova, vajza 4-vjeçare, preku zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën me historinë e saj të pabesueshme, të frikshme, por të prekshme në të njëjtën kohë.

Vetëm në filma mund të shihen e dëgjohen histori të tilla, ku një vajzë e vogël 4 vjeçe, të mbijetojë për 12 ditë në pyjet e rrezikshme siberiane të mbushura me kafshë të egra nga më të ndryshmet.

Ajo mbijetoi duke ngrënë manaferra, duke pirë ujë nga lumenjtë dhe duke u përqafuar me qenin e saj Naida për t’u ngrohur gjatë netëve të ftohta te endjes në rajonin e Yakurtisë, e humbur dhe e pashpresë.

Karina e kishte ndjekur babanë e saj në pyllin e rrezikshëm, por ai nuk e kishte kuptuar se ajo po e ndiqte atë. Ishte qeni i Karinës që u kthye në shtëpi duke dhënë shenja që ajo ishte akoma gjallë.

Kur ajo u gjet, shpëtimtari i saj Artyom Borisov tha: ‘Ajo ishte futur thellë në fijet e mëdha të barit, plotësisht e heshtur’.

Fjalët e para qe i kishte thënë ishin: “Dua ujë dhe bukë”! Pastaj kishin qarë së bashku.

Kush mund t’i mbaj lotët tek dëgjon një kërkesë te atillë?!

Kur Karina u ribashkua me qenin e saj, fjalët e para për të ishin: ‘Pse më le’?

Megjithatë, veprimi i qenit i shpëtoi jetën fëmijës duke i dhënë shpëtimtarëve besimin se ajo ishte ende gjallë.

Tani, më shumë se katër vjet pas përvojës së saj, vajza është një nxënëse e vitit të dytë në një shkollë baleti, ku mësuesi i saj parashikon se ajo do të ketë një të ardhme të suksesshme si një balerinë profesioniste.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN