MENU
klinika

Sulmi në Kuvendin e Maqedonisë

Vazhdon gjykimi për ngjarjet e 27 prillit

16.10.2018 - 11:36

Të martën në Gjykatën Penale në Shkup me dëgjimin e dëshmitarit të mbrojtur duhet të vazhdojë gjykimi për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar.

Në seancat e kaluara janë dëgjuar më shumë dëshmitarë, mes të cilëve deputetë, anëtarë të sigurimit të Kuvendit, pjesëtarë të MPB-së dhe gazetarë. Në dëshmitë e tyre ata i kanë sqaruar veprimet e tyre gjatë 27 prillit kritik të vitit të kaluar.

Për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 të akuzuar janë gjithsej 33 persona prej të cilëve 31 persona për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje.

Mes të akuzuarve janë shumë deputetë, të punësuar në MPB dhe sigurimin e Kuvendit, artistë. Ata para Gjykatës thanë se e kuptojnë aktakuzën, por nuk ndjehen fajtorë. /Konica.al/