MENU
klinika

Mesazhi i Bill Gates

Vdes miliarderi dhe bashkëthemeluesi i Microsoft

16.10.2018 - 08:58

Paul Allen, i cili bashkëthemeloi kompaninë e teknologjisë Microsoft, është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare.

Mediat e huaja raportojnë se vetem dy javë më parë, ai njoftoi se i është kthyer sëmundja e kancerit, të cilën e ka trajtuar në vitin 2009.

Bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, tha së është “zemërthyer nga vdekja e njërit prej miqve të tij më të vjetër dhe më të dashur. Informatika personale nuk do të kishte ekzistuar pa të”, tha Gates.

bill gates dhe shoku i tij konica.al
bill gates dhe shoku i tij konica.al

Allen u largua nga Microsoft-i në vitin 1983, pas një mosmarrëveshjeje me Gates.

Por, aksionet në kompani i mundësuan atij të jetojë jetën si miliarder.