Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur që të ndëshkojë me një gjobë të lehtë klubet e Tiranës dhe Partizanit për sjelljen e tifozerisë në derbi. Ndërkohë, ngjarja më e rëndë e javës ishte ajo e sfidës mes Shënkollit dhe Burrelit, ku zyrtarët e klubit matjan janë dënuar me disa ndeshje pezullime.
Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 01.10.2018
1.KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000(njëqindmijë) lek.
2.FK “Partizani” për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000(njëqindmijë) lek.
3.KF “Kamza”, paralajmërohet se në rast përsëritje të dështimit të përmbushjes se detyrimeve në organizimin e ndeshjes, do të jetë subjekt i penaliteteve të Kodit të Disiplinës.
4.KF “Erzeni”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjellje të gabuar të spektatoreve, do të jetë subjekt i penaliteteve të Kodit të Disiplinës.
5.Zyrtari i KF “Burreli” Demir Cupi, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet futbollistike. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës.
6.Zyrtari i KF “Burreli” Stavri Nica, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës.
7.Zyrtari i KF “Burreli” Denis Nica, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës.
8.Zyrtari i KF “Burreli”, Adhorim Lala, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës.
9.Lojtari i KF “Shënkolli”, Emirjon Mirdita, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10.Lojtari i KF “Pogradeci”, Armir Pura, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11.Lojtari i KF “Pogradeci”, Luarts Lame, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12.Zyrtari i KF “Apollonia”, Sokol Argjendari, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1/a) të KDS dënohet me pezullim nga aktiviteti për 2 (dy) ndeshjes.
13.Lojtari i KF “Bylis”, Alfred Zefi, për provokim të publikut dhe ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 53/1 dhe 49/1/a) të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.