MENU
klinika

Fatura e kripur

Votimi elektronik do të kushtonte 75 mln USD

29.10.2018 - 15:05

Propozimet dhe debatet e klasës politike për përfshirjen e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare duken të harruara, por debate pritet të kthehet me afrimin e zgjedhjeve të radhës.

Një model i studiuar prej ekspertëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka qenë edhe sistemi i votimit në SHBA. Sipas ekspertëve, nëse Shqipëria do të zgjidhte të aplikonte sistemin amerikan, kostot e zgjedhjeve do të shkonin në rreth 75 milionë dollarë.

Në rang kombëtar janë 5301 qendra votimi dhe ekspertët zgjedhorë përllogarisin se për çdo qendër duhet nga 1 deri në 4 pajisje elektronike. Çmimet e pajisjeve kanë një interval të gjerë dhe variojnë nga 1 mijë deri në 9 mijë dollarë. Nëse merret një mesatare prej 5 mijë dollarësh për copë dhe shumëzohet po me një numër të përafërt prej 15 mijë pajisje elektronike, shifra arrin në rreth 75 milionë dollarë.

Sipas ekspertëve,  shifrat mund të ulen me disa milionë dollarë nëse bëhet vetëm numërim elektronik megjithatë, është e qartë se fatura për votim elektronik do të jetë e kripur.