MENU
klinika

Masakra në Mat

Vrasja e trefishtë/ Policia merr në mbrojtje familjen e autorit

11.10.2018 - 20:04

Pas vrasjes së trefishtë të regjistruar sot në Mat, Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje familjen e autorit të vrasjes.

Autori i vrasjes sipas policisë është Kujtim Koxha, ndërsa nga frika e ndonjë hakmarrjeje, autoritetet policore kanë marrë menjëherë në mbrojtje familjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti që dyshohet për motive pronësie. Sipas të dhënave zyrtare punonjësit e Bashkisë, Mentor Hoxha, Erzen Alija, Astrit Hani dhe Hamit Buçi kishin shkuar për të hapur një rrugë në fshatin Shëlli.

Ata kanë pasur një konflikt me një banor të fshatit që ka qëlluar drejt tyre me automatik. Në vend ka mbetur i vrarë Mentor Hoxha, ndërsa rreth 2 orë më pas ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës edhe Erzen Alija dhe pas tij dhe Hamit Buçi. I plagosur është shtetasi Astrit Hani.

Policia ka arrestuar në kohë rekord autorin e sulmit me armë, 51-vjeçarin Kujtim Koxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“S’ka rëndësi numri i prokurorëve apo gjykatësve”

Ambasadori rumun në Shqipëri: Reforma në Drejtësi, t’i drejtohet qytetarit

Bosi i Camorra-s nis bashkëpunimin me drejtësinë

Dorëzohet pas 26 vitesh në burg “Sandokan”