MENU
klinika

Detajet

Vrasja në Bllok/ ‘Arrest në burg’ për dy të plagosurit

07.10.2018 - 14:20

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka vendosur masën ‘arrest me burg për 30 dite’ për dy të plagosurit Ervis Martinaj dhe shokun e tij Eljon Hate, pas përplasjes me armë në një lokal në ish Bllok mbrëmjen e se enjtes.

Në lidhje me ngjarjen dy ditë më parë u arrestua në Kakavijë edhe Galdo Hoti, pasi dyshohet se është njëri nga personat që ka qëlluar me armë zjarri në lokal. Ai ishte pjesë e tavolinës së tre personave që ndodhen në kërkim.

Dyshohet se ‘mollë sherri’ për konfliktin mes 7 personave ka qenë ngacmimi i këngëtares Elvana Gjata, e cila ndodhej në lokal bashkë me të dashurin e saj, i cili është në kërkim. Megjithatë policia dhe prokuroria janë duke hetuar edhe për një konflikt të mëparshëm mes palëve.

I arrestuar në Kakavijë në tentativë për t’u larguar:

-Galdo Hoti

Të plagosur dhe në masë arresti:

– Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë

– Eljon Hate, 28 vjeç, banues në Shkodër

Në kërkim:
– Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë ( I dashuri i Elvana Gjatës)

– Fabio Allushi, 42 vjeç, banues në Tiranë;

– Mevjol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë; (Komando dhe truprojë i Elvana Gjatës, autor i dyshuar i vrasjes së Fabian Gaxhës)

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës