MENU
klinika

Arrestohet autori

Vriten dy punonjës të Bashkisë Mat, plagosen 2 të tjerë

11.10.2018 - 16:51

Ka ndërruar jetë punonjësi i dytë i bashkisë së Matit që mbeti i plagosur në ngjarjen në fshatin Shëlli.

Mësohet se Erzen Alija ka ndërruar jetë në spital. Nga sulmi me armë mbeti i vrarë në vend Mentor Hoxha, ndërsa janë të plagosur Astrit Hani dhe H.Buçi.

Punonjësit e bashkisë Mat kishin shkuar për të hapur rrugën në fshat por janë konfliktuar me autorin e dyshuar Kujtim Koxha, i cili ka qëlluar me automatik.

Policia ka identifikuar autorin e krimit, ndërsa është bërë i mundur pak orë më vonë edhe arrestimi i tij.

Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie”, NJOFTON POLICIA.