MENU
klinika

Ngjarja në New Orleans

Vritet reperi i njohur në SHBA

29.10.2018 - 22:16

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Orleans të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku reperi i quajtur “New Greatness” është vrarë me armë zjarri.

Këngëtari Theodore Jones, 34 vjeç është vrarë në orët e para të mëngjesit të së hënës jashtë një dege të “Ëaffle House”. Ai është i njohur në botën e hip-hop, veçanërisht për hitin e tij Moolah, që ka më shumë se 30 milionë shikime në YouTube.

Kënga Moolah arriti kulmin duke u renditur e 85-ta në tabelën Billboard Hot 100 dhe u remixua vitin e ardhshëm nga Lil Wayne dhe Yo Gotti. Dy mixtape të tjera të suksesshme të “New Greatness” janë edhe I Tried To Tell Em dhe Summer Bloody.