Serbi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se ai është ende i gatshëm për të biseduar për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Sipas tij, mundësitë për një rezultat pozitiv janë më të vogla se më parë. I pyetur nga gazetarët se çfarë do të thotë në mënyrë të veçantë kur ai propozoi korrigjimin e kufijve dhe nëse kjo do të thotë se Serbia do të mbajë veriun e Kosovës dhe Kosova merr tri komunat në jug të Serbisë, Vuçiq tha se ai donte për të vendosur kufirin midis serbëve dhe shqiptarëve, të cilat tani për tani askush nuk e di se ku janë.
Kosovë
Avdullah Hoti, Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të martën ka thënë se krijimi i ushtrisë është proçes që nuk mund ta ndal askush dhe atë do ta bëjnë në bashkëpunim me aleatët. Hoti, duke shkruan në profilin e tij në Facebook, këtë reagim e bëri pasi një ditë më parë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç kishte thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës do të shkaktojë shok dhe ankth.
Maqedoni
Të martën në Gjykatën Penale në Shkup me dëgjimin e dëshmitarit të mbrojtur duhet të vazhdojë gjykimi për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar. Në seancat e kaluara janë dëgjuar më shumë dëshmitarë, mes të cilëve deputetë, anëtarë të sigurimit të Kuvendit, pjesëtarë të MPB-së dhe gazetarë. Në dëshmitë e tyre ata i kanë sqaruar veprimet e tyre gjatë 27 prillit kritik të vitit të kaluar.
Greqi
Kemi arritur Marrëveshjen më të mirë, kështu ka thënë ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias, pas takimit në Këshillin për Çështje të Jashtme të Bashkimit Evropian. Kotzias gjithashtu ka theksuar se edhe me një matematikë të thjeshtë të shkollës fillore, nuk mund të arrihet marrëveshje më e mirë për secilën palë. Ai ka njoftuar se takimi i djeshëm ka filluar me çështje lidhur me Maqedoninë.
Mali i Zi
Dy pjesëtarë nga ushtria e Malit të Zi do t’i bashkohen misionit të KFOR-it në Kosovë. Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar vendimin që dy pjesëtarë të ushtrisë së tyre do t’i bashkohen forcave të KFOR-it në Kosovë. /Konica.al/