MENU

Takimi Vuçiç-Putin

Vuçiç në Moskë: Korrigjimi i kufijve, dështim

02.10.2018 - 18:30

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar në Moskë pas takimit me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin se nuk ka folur për korrigjimin e kufijve duke thënë se ka menduar që është zgjidhje racionale, por që është refuzuar nga vendet e BE-së, serbët dhe shqiptarët.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë në Moskë, pas takimin me presidentin rus Vladimir Putin, se një pjesë tëmadhe të takimit kanë biseduar për situatën në Kosovë. Sipas tij, Putinin e ka njoftuar për atë se çfarë kërkojnë lojtarët e mëdhenj dhe se çfarë mbështetje pret Serbia nga rusët.

Kam folur për situatën, për frikën që kemi në rast se provokimet vazhdojnë dhe në rast se do të kemi çfarëdo sulmesh në pronën e popullit serb në Kosovë”, tha Vuçiç për gazetarët pas takimit me Putinin.

I pyetur nëse Putini është njoftuar me planin për “korrigjim të kufijve”, Vuçiç ka thënë se nuk ka çfarë të flitet për një plan që e kanë refuzuar vendet e BE-së, serbët dhe shqiptarët.

Kam menduar se ajo është një zgjidhje racionale, por askush tjetër nuk mendon kështu”, u shpreh presidenti serb Vuçiç.

Gjithmonë mundemi të mbështetemi në Rusinë si aleat në pyetjet e rëndësishme politike dhe unë nuk mund të harroj vitin 2015 kur e shpëtuan Serbinë nga ‘vënia e vulës’ në ballin e secilit qytetar të kombit tonë, për atë që ka ndodhur në hapësirat e ish-Jugosllavisë, në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha Vuçiç.

Takimi i dy presidentëve mbahet pas disa zhvillimeve në rajon si: pranimin e faktit nga ana presidentit Vuçiç se politika e tij ndaj Kosovës ka pësuar disfatë, menjëherë pas referendumit në Maqedoni për çështjen e emrit me Greqinë dhe në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnje Hercegovinë.

Takimi zyrtar i Vuçiçit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin ishte i treti në radhë që pas marrjes së mandatit të tij si president i Serbisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN